Daut Haradinaj, që është zgjedhur përsëri deputet në Kuvendin e Kosovës nga AAK, ka hequr dorë nga ky post ende pa u konstituuar Legjislatura e tetë. Me këtë rast, Haradinaj i ka liruar vendin, kandidatit tjetër më radhë, Shemsedin Dreshajt.
E ky i fundit, ka falënderuar Haradinajn, teksa ka thënë se është nder i posaçëm që të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së.
“Të nderuar qytetarë, u jam mirënjohës për mesazhet e pafundme të urimeve. Mirënjohje për mikun tim, Daut Haradinaj dhe gatishmërinë e tij që Aleancës dhe votuesve të saj të ju gjindet gjithmonë kur e kërkon koha, si në Parlament e edhe nga afër. Nderi i posaçëm që të jem pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, është obligim për mua që gjithë përvojën dhe dijen time t’a kthej në shërbim për qytetarët. Mirënjohës për besimin e dhënë”, ka shkruar Dreshaj.







