Ish-missi

Drenusha Latifi tregon se si e ka rrahur ish-burri: Kishte dhunë fizike dhe psiqike

Ish-misi i Kosovës, Drenusha Latifi ka folur ekskluzivisht në Kosova Today për herë të parë pasi e ka denoncuar burrin në polici.

Një gjë të tillë ish-këngëtarja nuk e kishe bërë ndonjëherë.

Latifi ka treguar se ajo është në proces gjyqësor më burrin e saj, ku i njëjti nuk guxon t’i afrohet. Po ashtu ajo ka bërë të ditur se ajo është ndarë nga ai që një vit.

Ndër të tjera Latifi ka pohuar se ajo ka qenë e dhunuar fizikisht dhe psiqikisht.

“Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psikike asnjëherë nuk kalon”, është shprehur ish-misi.