Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha, është deklaruar te dhoma e rrëfimeve në lidhje me hyrjen e banorit më të ri në shtëpi, Atillës, ish-bashkëshortit të saj.
Drenusha tha se ajo në shtëpinë e Big Brother nuk ndihet “absolutisht e kërcënuar prej ish-partnerit tim”.
Ajo tha se do e mirëpriste një kërkimfalje nga Atilla, por tha se “prezenca e tij si individ, mua nuk më shkakton absolutisht frikë, pasi e di se Big Brother e ka atë fuqi dhe nuk i toleron këto gjëra.
“Prezenca e tij si individ, mua këtu nuk më shkakton absolutisht frikë, pasi e di se Big Brother e ka atë fuqi që nuk i toleron këto gjera, por edhe unë vet si Drenushë, nuk ndihem absolutisht e kërcënuar apo e abuzuar në mënyrë psikike”.
“Përkundrazi, unë e kam parë në një tunel një pikë të bardhë, më në fund, që ka shpresë për një kërkimfalje prej anës së tij që më ka munguar shumë dhe e kam pasur shumë të nevojshme për sa i përket raportit me fëmijët tanë. Absolutisht kurrgjë më tepër”, tha Drenusha.
Për ta parë deklarimin e Drenushës në lidhje me hyrjen e Atillës në BBVK 3, klikoni në videon më poshtë:







