Drenusha e ka kritikuar Xhenetën, për mënyrën se si ka folur për performancën e Sarës si moderatore në emisionin festiv të Vitit të Ri.

Ajo i ka thënë Xhenetës që duhet të ketë një qasje më ndryshe ndaj saj dhe të tjerëve porsa i përket profesioneve.

“Edhe qasja jote ndaj profesioneve më duket e tepërt, kur u kthehesh ashtu. Ti mundesh me i thënë ti Sara moderatorë, dhe mbrëmë nuk ke shkëlqyer si moderatore”, u shpreh Drenusha.

“Ti duhesh me ditë një gjë, jashtë ka një kallaballëk fansash që si të del, do t’u duket më e mira në botë, ti veç i kthen edhe një kallaballëk me u bë kundër teje”.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: