Gjesti është shprehur se po dëshiron të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3.

Por, kësaj deklarate nuk po i beson më Vullneti dhe Drenusha, madje kjo e fundit i tha se këtë deklaratë po e bën sa herë që nuk i ka marrëdhëniet e mira me Xhenetën.

“A e din që sa ke thënë Gjest, nuk i ha më ato fore, seriozisht sa herë që nuk flet me Xhenetën kështu bën. Ke qenë shumë djalë i mirë por ke hyrë në një lojë të fëlliqur. Dy ditë që ishe në xhemper me të ishe i gëzuar.

“Kështu bën, po du me dalë, po du me dalë, a e pe Pauli çka bëri, edhe ti bëje njëjtë si të vjen ‘Prime’ thuaj sjam mirë po du me dalë edhe ta hapin derën e lavanderisë”, u shpreh Drenusha.

Gjesti i reagoi menjëherë duke i thënë që e njëjta po flet palidhje.

“Mos fol palidhje, kur nuk din asgjë”, u shpreh Gjesti.

Derisa Drenusha e akuzoi se këtë deklaratë po e përdorë për lojë, njëjtë mendoi edhe Vullneti i cili tha se shumica këtë e përdorin si strategji të lojës.

Për më shumë detaje, shiheni  videon e mëposhtme: