Drenori për zgjedhjet: Klani Pronto vazhdon me udhëheqjen e PDK-së në Drenas

Asambleisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka reaguar në lidhje me zgjdhjen e Sedji Rexhepit kryetar i degës së PDK-së në Drenas.

Drenori reagimin e tij e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se klani pronto po vazhdon me udhëheqjen e PDK-së në Drenas. Ai gjithashtu tha se kryetari i ri “ishte gatu” në Prishtinë. Në fundin e shkrimit ai tregoi se kreytari i ri sa e sa njerin e ka punsu në Hekurudhë dhe Poste në rolin e shefit.

Shkrimi i plotë i Drenorit në Facebook:

Ju pata tregu…

Kryetari i deges “ishte gatu” ne Prishtine.

Piramida e krimit “duhet” te mbrohet deri ne fund.

Sa e sa njeriun e ka punesu ne Hekurudhe e Poste me “diktatet” e shefit.

Urime suksese…”

Protagonistë të klanit PRONTO pritet të udhëheqin me degën e PDK-së në Drenas

Tashmë është arritur marrëveshja që degën e PDK-së në Drenas t’a udhëheqin njerëzit më PA KREDIBILITET dhe PA KURRIZ që ka komuna e Drenasit.

Janë këta njerëz të cilët në maja të ndermarrjeve publike u ngjitën vetëm më këto njohuri: PO SHEF, QYSH T’ THUSH TI BOHËT – ligj e pa ligj.

Pra, prej ngjitjes së posterëve partiak, ndihmesave të studentëve për regjistrim në studime, në konvikte – pa merita, për t’a kalu naj provim të profat (që ishin aktiv e pasiv në PDK) e deri të punësimet në ndermarrjet publike ku shërbyen, krejt këto kuptohet për vota (për të krijuar klientelizem), janë emrëruesi i përbashkët i këtyre njerëzve të cilët Drenasin pritet t’a bëjnë “lule e xhenet” për qytetarët e saj.

Ah, së po harroj, ndermarrjet që po i përmend, por pa emra, ishin para se ata të angazhoheshin aty ndermarrjet më fitimprurëse në Republikën e Kosovës, ndërsa kur ata po i lënë (kuptohet pa dëshiren e tyre por “kulaqi u nda” në shumë venda e për ta nuk pat më), këto ndermarrje janë buzë falimentimit.

PDK, pas ndarjes së pushtetit në nivel nacional me AAK-në dhe NISMA-n, pritet që MASHAT e saj t’i transferoj në udhëheqjen e Drenasit. Transferi i tyre për “shërbim” në Drenas pritet që përfundimisht t’ja shkatërrojnë edhe atë pak shpresë për zhvillim, se pari të demokracisë dhe meritokracisë, e bashkë më to edhe shpresën për zhvillim ekonomik. Janë këta njerëz që nuk dijnë dhe nuk guxojnë të mendojnë për ide inovative e plane zhvillimore, por vetëm se si të ruhet klientela e tyre votuese.

Prandaj, zgjedhjet qe gjoja po zhvillohen nëpër nëndegë të PDK-së në komunën e Drenasit janë absolutisht farsë. Pra, nga to nuk do këtë antarësime intelektualesh e njerëz të dijes që do kishin ndihmuar proceset e domosdoshme demokratike e zhvillimore në komunën e Drenasit, por janë jashtqitje që pritët t’i mbledhin vota Adem Grabovcit (kur Gjykata PRONTO pritet t’a liroj nga aktakuza e ngritur nga Prokuroria).

Pra, Drenasi do të vazhdoj të shërbej vetëm si plaqkë e hambar i votave për krerët e PDK-së dhe jo vend ku njerëzit mund të ënderrojnë për një jetë më të mirë.

Por mos të harrojmë: “Krimi dhe kriminelet kurrë nuk kan shku nga kjo botë pa marrë denimet e merituara, vetëm nësa ata kanë qëruar hesape mes vete!”, është e vërtetuar shkencerisht dhe e dëshmuar historikisht.

PS.: Së shpejti me një shkrim rreth fabrikës së Feronikelit (skorës apo shlakës së saj) dhe qytetarëve të Çikatovës së Vjetër, mbi kurrizin e shëndetit të tyre, famiglja Llaldrovci po bëhët milionere!