Drenori Lladrovcit: Qyqja ka mbetë pa pare

Pasi që kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bëri padi për shpifje dhe fyerje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër Xhavit Drenorit, duke i kërkuar dëmshprëprblim prej 20 mijë eurove, ka reaguar ky i fundit.

Drenori përmes Facebook ka thënë se pas blerjeve të fundit në asamble Lladrovci ka mbetur pa para. Madje ai i është referuar Lladrovcit si “qyqe”.

“Pas “blerjeve” të fundit në asamble, me gjasë #qyqja ka mbete pa pare. Për hatër të Fehmi Lladrovcit t’banum #ambasador, #kryetar (edhe pse kokën bosh), kështu që për pare vec hape gojën!”, shkruan ai.

Kryetari i Drenasit ka deponuar padinë e radhës kundër Xhavit Drenorit.

“Më datën 08.02.2019, i padituri z.Xhavit Drenori në llogarinë e tij personale në rrjetin social facebook, ka postuar një shkrim ku më fyen e më ofendon rëndë, duke më krahasuar me diktatorët më të rrezikshëm të të gjitha kohërave”, thuhet mes tjerash në padinë e Lladrovcit.

Sipas tij, Drenori ka shpifur edhe për shkollimin e tij.