Drenica e UÇK-së dhe e kryengritjeve shekullore. Gjithherë krenare dhe asnjëherë e nënshtruar.
Kështu ka shkruar sonte Hektor Beqiri, kontributdhënës gjatë luftës dhe pas saj, duke publikuar edhe një fotografi ikonike nga shënimi i 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës që u mbajt në Marinë të Skenderajt.
“Në ceremoninë e organizuar për nder të Ditës së Çlirimit, Drenica i nderon heronjtë e saj të luftës dhe paqes, të cilët në Hagë po e bëjnë betejën e fundit për luftën e UÇK-së”, ka shkruar ai.







