Drenasit më 28 nëntor i shtohen shtatoret e Hamëz dhe Adem Jasharit

Drenasit do t’i shtohen edhe dy shtatoret e heronjve të Kosovës Hamëz dhe Adem Jashari.

Më 28 nëntor nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi, do të bëhet zbulimi i shtatoreve.

Zbulimi i tyre do të bëhet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, me fillim nga ora 12:00.

Organizimi do të bëhet në bashkëpunim nga Komuna e Drenasit dhe Skenderajt.