Drenasi shpalli “Qytetar Nderi” katër ish presidentët shqiptarë

Sot, në Mbledhjen e rregullt të Asamblesë komunale, janë aprovuar disa vendime, në mesin e tyre, me propozim të Kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci, me vota unanime, janë shpallur “Qytetar Nderi”, katër ish presidentët, Prof. Dr. Rexhep Meidani, Prof. Dr. Alfred Moisiu, Prof. Dr. Bamir Topi, Prof. Dr. Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe Ana Roch.

Lladrovci ka shkruar se “Komuna jonë, pjesë e Drenicës dhe Kosovës, e njohur e mirënjohur për mikpritje, liridashës e atdhetar, djep i UÇK-së, është e nderuar që të gjithë të shpallurit “Qytetar Nderi”, nga sot, me nderim, do t’i ketë në mesin e vet”.
Postimi i plotë në rrjetin social i Ramiz Lladrovcit:

Sot, në mbledhjen e rregullt të Asamblesë komunale, kemi marrë disa vendime me rëndësi, kemi shpallur “Qytetar Nderi”, gjashtë personalitete.

I falënderoj të gjithë asamblistët për vendimin e shpalljes me vota unanime “Qytetar Nderi”, personalitetet në vijim: Prof. Dr. Rexhep Meidani, Prof. Dr. Alfred Moisiu, Prof. Dr. Bamir Topi, Prof. Dr. Bajram Begaj, z. Edi Rama dhe znj. Ana Roch.

Komuna jonë, pjesë e Drenicës dhe Kosovës, e njohur e mirënjohur për mikpritje, liridashës e atdhetar, djep i UÇK-së, është e nderuar që të gjithë të shpallurit “Qytetar Nderi”, nga sot, me nderim, do t’i ketë në mesin e vet.

Faleminderit Kryesues i Asamblesë, Milaim Hajdari dhe asamblistë, jam krenar me Juve!