Drenasi ende në ujë, dëme të mëdha nga reshjet

Reshjet shkaktojnë dëme të mëdha në ekonomitë familjare dhe bujqësinë e Drenasit

Kjo ishte gjendja e shtëpisë së tij një ditë më parë.

Ani pse kanë kaluar 24 orë, sasi e konsiderueshme e ujit po qëndron në shtëpinë e Kadri Hajdarit, nga fshati Dobroshec i Drenasit.

Ai tregon për dëmet që shkaktuan vërshimet

Afër shtëpisë së Hajdarit, gjendet edhe ura e fshatit e cila është rrënduar nga reshjet e shiut.

Për pasojë, është pamundësuar qarkullimi me automjete.

Reshjet vazhdimisht shkaktojnë përmbytje në këtë fshat. Kështu thotë, përfaqësuesi i fshatit, Florim Ibrahimaj.

Ibrahimaj thotë se morën premtime për sanim të gjendjes.

Nga Komuna e Drenasit, pohojnë se kanë ndërmarrë të gjitha masat.

Besim Kodra, zëdhënës në Komunë thotë se po vlerësojnë situatën pas reshjeve dhe tregon se cilat fshatra janë prekur më shumë.

Pos Komunës së Drenasit, nga reshjet pësuan dëme edhe qytete tjera në Kosovë, përfshirë Fushë Kosovën, Suharekën e Vushtrrinë.