Drenas: Tre të dyshuar sulmojnë një filial banke

Tre të dyshuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Drenas kanë sulmuar një filial banke.

Këtë e bëri të ditur për klankosova Bajram Kraniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Sot, më 26.10.2019, rreth orës 04:12 min., në Drenas, dyshohet se nga tre të dyshuar është sulmuar një filial i një banke”.

“Të dyshuarit kanë arritur të thyejnë një xham dhe dyshohet se kanë depërtuar në brendi. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe ka bërë vend-shikimin duke mbledhur dëshmitë që janë të nevojshme për të zbardhur rastin”, tha Krasniqi.

loading…