Dremitjet e shpeshta mund të jenë shenjë e Alzheimerit

Dremitjet e shpeshta gjatë ditës mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme të sëmundjes së Alzheimerit, sipas hulumtimeve të reja.

Qelizat e trurit që na ndihmojnë të rrijmë zgjuar janë të parat që preken nga sëmundja neurologjike, duke i bërë shpesh personat të flenë më shumë gjatë ditës.

Qelizat shkatërrohen nga përhapja e grupeve toksike të një proteine të quajtur tau – në vend të një tjetre e njohur si beta-amilloid.

Zbulimi mund të çojë në diagnozën e hershme ku ilaçet dhe ndryshimet e stilit të jetës kanë më shumë gjasa të funksionojnë.

Gjithashtu mund të çojë në trajtime më të mira.