Drejtorit të ATK-së i dështon konkursi për zëvendësdrejtorë

Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kanë bërë anulimin e konkursit për zgjedhjen e tre zëvendësdrejtorëve të këtij institucioni kosovar.

Anise konkursi për zëvendësdrejtor të përgjithshëm për Operacione, Programe dhe Procedura, si dhe zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Mbështetjen për Programe dhe Procedura ishte shpallur para më shumë se dy javëve.

Mësohet se konkursi u anulua për shkak se të gjitha këto pozita për zëvendësdrejtorë kanë aktemërime.

E konkursi për këto pozita të punës në ATK, ishte shpallur më 5 qershor të këtij viti.