Drejtori komunal në Partesh rrah me grushte vendasin e tij

Drejtori për Shërbime Publike, Siguri dhe Situata emergjente në komunën e Parteshit, Novica Shoshiq, para banorëve ka sulmuar fizikisht me grushte vendasin e tij, Nikola Keriq nga Pasjani, i cili është punëtor teknik i shkollës.

Më parë, Keriq kishte mosmarrëveshje në shkollë me drejtorin e tij, i cili përndryshe është “shok politik” me Shoshiqin, shkruan një faqe e komunitetit serb në Facebook.

Keriq ka bërë të ditur se rastin e ka denoncuar në Polici.

Nuk e di se cila ka qenë arsyeja, por dyshoj se konflikti i mendimeve me drejtorin e shkollës ka shkuar me larg. Më ka sulmuar dhe fyer para njerëzve. E kam denoncuar rastin në polici. Tani kemi frikë se mos vijnë në shtëpi të më rrahin, se çdo gjë është e pandëshkuar, dhe njeriu është qeveria”, ka thënë ai teksa ka shtuar se Shoqshiq gëzon mbrojtjen e kryetarit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Derisa ka shtuar se ka frikë se mos e humb punën vet apo djali i tij, për të cilin thotë se ka një normë prej vetëm gjashtë orësh në shkollë me pagë minimale.

Ai u ka bërë thirrje mediave që të mos neglizhojnë këtë lloj dhune. Derisa ka publikuar raportet mjekësore pas sulmit që pësoi nga Shoshiq.