Klinë

Drejtori komunal i Shëndetësisë lyen vet objektin e Emergjencës

Jo të gjithë personat me pozitë dinë të jenë të sjellshëm dhe punëtor, e sidomos gjatë ditëve të vikendit.

Një gjest të mirë për t’u përshëndetur e ka bërë sonte drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Klinës ka publikuar në Facebook fotografi të drejtorit, i cili shihet duke lyer ambientet e Emergjencës së komunës.

Më poshtë postimi i drejtorisë:

Sonte ne orët e mbrëmjes rreth 2 orë në Emergjencë por pak më ndryshe.

Ne duhet të japim shembullin tonë në çdo projekt ,për të treguar që institucionet tona janë shtëpitë tona.

Por edhe për të treguar kompleksitetin organizativ në realizimin e projekteve në vendin tonë.
Emergjenca e re ,së shpejti do të jetë gati!