Drejtori i shkollës, burri i asamblistes së VV-së, dëshprohet nga pagat e Kurtit: Me ta gërditë Kosovën

Hemë Çoçaj, drejtor i një shkollë në Prizren dhe burri i asamblistes së Vetëvendosjes, Shqipe Shatri është dëshpëruar shumë nga paga që ka marrë sot.

I zhgënjyer nga paga që ka marrë, edhe pse kryeministri Albin Kurti kishte premtuar pagë më të madhe, ai ka shkruar se po bëhet shaka me mësimdhënësit.

“Me ta gërditë punën me këtë rritje të pagës. Hajgare hesapi… Urgjent duhet me lëshu punën në këtë shtet 🤮🤮🤮”, ka shkruar ai.