Komuna e Rahovecit ka vetëm një rast të prekur me koronavirus, një infermiere e cila e mori virusin në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku edh epunon, por e cila nuk ka pasur kontakte me askënd nga vendlindja e saj.

Por, Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Samir Mustafa, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e infermierës dhe njofton se gjendja e saj është stabile.

“Gjendja e të infektuarës së vetme me koronavirus nga Komuna e Rahovecit është e qetë dhe stabile. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e saj. E infektuara nuk e ka marrë infeksionin në Komunën e Rahovecit. Ajo është punonjëse e Spialit Amrikan në Prishtinë, ku edhe është infektuar, në Spitalin Amerikan”, tha Mustafa.

Ani pse nuk është asnjë rast brenda Komunës së Rahovecit, Mustafa thotë se janë angazhuar 42 vullnetarë dhe situata po menaxhohet shumë mirë.

“Komuna e Rahovecit është duke e menaxhuar situatën shumë mirë nga koronavirus, falë angazhimit të stafit mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjeksësisë Familjare dhe të Qendrave të tjera të Mjekësisë Familjare. Po ashtu, në kuadër të kësaj ne kemi të angazhuar edhe 42 vullnetarë mjekësorë, mjekë e infermierë që punojnë në QKMF dhe në QFM-të tjera”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë tha se sfidë kryesore e kësaj komune gjatë pandemisë ka qenë mungesa e materialit mbrojtës dhe barnat nga lista esenciale.

“Sfidat me të cilat jemi ballafaqur si Komunë, si Drejtori janë pothuajse sfida të njëjta me tërë vendin dhe i gjithë globi. Ne fillimisht jemi ballafaqur me mungesë të materialit mbrojtës për stafin mjekësor, po ashtu edhe me mediakamente dhe barna nga lista esenciale”, tha ai.

Mustafa bëri tëë ditur se gjatë kësaj periudhe, kjo komunë ka pranuar donacion nga kompanitë farmaceutike brana nga lista esenciale, si dhe maksa dhe material mbrojtës për personalin mjekësor nga njerëzit e vullnetit të mirë.

Në fund, drejotori i Shëndetësisë në Komunën e Rahovecit apeloi qytetarët e kësaj komune që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet që dalin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) dhe Ministria e Shëndetësisë