Drejtori i RTK-së thotë se është shëruar nga koronavirusi

Drejtori Gjeneral i Televizionit Publik, Ngadhnjim Kastrati, ka konfirmuar që është shëruar nga virusi Covid-19. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

“Pas nje periudhe te perballjes me virusin COVID-19, ju njoftoj se e kam kaluar kete sfide, dhe tash jam mire.”, ka thënë ai.

“Ne testin e fundit kam rezultuar negativ! Respektoni vendimet e institucioneve perkatese, ruajeni vehten dhe familjen tuaj!”, shton ai.