Drejtori i Policisë sot raporton para deputetëve për këtë temë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot do të raportojë para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës së sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet nga ora 11 në Kuvendin e Kosovës, por pa prezencën e medieve.

Mbledhja e xhiruar do t’u përcillet mediave gjatë ditës nga ana e Kuvendit.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i rendit të ditës;

2. Raportimi i Drejtorit të Policisë z.Rashit Qalaj lidhur me menaxhimin e situatës së sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19;

3. Të ndryshme.