Shuhet problemi

Drejtori i KDI-së promovon opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se korrigjimi i kufirit me Serbinë e shuan problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ky opsion e mbyllë një histori të vjetër, duke shuar edhe ëndrrat nacionaliste të promovuara nga dy kombet, duke hapur një histori të re.

“Korrigjimi i kufirit, eshte nje opsion me shume per shuarjen e problemit mes Kosoves dhe Serbise, se sa zgjidhje e problemit. Eshte shuarje e endrrave nacionaliste te promovuara nga te dy kombet.
Prandaj, ne pamundesi per te arritur nje zgjidhje reflektuar ne ambiciet e Shqiptareve dhe Serbeve bazuar ne te drejten historike dhe etnike, korigjimi i kufijve i percjell me nje marreveshje te pranuar nga te dyja palet, eshte mbyllje e nje historie dhe hapje e nje historie te re.
Marreveshja perfundimtare mes Kosoves dhe Serbise i hap rruge jetes dhe ambicies per mireqenie sociale, ekonomike te qytetareve, ne kete cep te botes”, ka shkruar Kryeziu.