Doktori i heliografisë laserike, Jahja Koka, i cili ishte edhe pjesë e partisë së Begjet Pacollit, AKR, pas shumë tentimeve për t’u futur në ndonjë tjetër parti politike, tani së fundmi i është realizuar dëshira dhe ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albin Kurti.
Koka duket se ka ndarë miqësinë e ngushtë që ka me milionerin e AKR-së, Behgjet Pacolli, kështu duke iu bashkuar kauzës së Albin Kurtit dhe duke lënë Pacollin.
Profesori Koka i cili ishte pjesë e AKR-së dhe merrte pjesë nëpër Konventat e kësaj partie gjatë vitit 2016 dhe 2017, në njoftimin e AKR-së thuhet se ai është pjesë e Kryesisë së ngushtë të kësaj partie.
Madje, Koka njihet ndryshe nga Behgjet Pacolli si drejtor i Institutit të AKR-së, Institut ky që e quante Pacolli si zhvillimor dhe shumë të rëndësishëm për Kosovën, madje lajmin e pati shpërndarë edhe në Facebook.
Qendra Hulumtuese për Zhvillimin që udhëhiqet nga profesori Koka, mbështetej po ashtu nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Por, tani Koka ka vendosur që të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje, këtë e ka konfirmuar vet Albin Kurti përmes një shkrimi në Facebook që i ka dedikuar prurjes së re në parti, kështu duke ia rrëmbyer Behgjet Pacollit një anëtar shumë të rëndësishëm.







