Drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë nga VV, rrezikon jetën e qytetarëve: Bën thirrje që masivisht të mblidhen në një shkollë

Drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë nga Vetëvendosje, Fidan Ademi, ka bërë thirrje aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të mblidhen sa më shumë në tubimin që është mbajtur sot në Mitrovicë, duke thyer rregullat e masave antiCovid.

Drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë, Fidan Ademi që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, që ka për detyrë të mbikëqyrë të gjithë ata që shkelin rregullat antiCovid, sipas ligjit për pandeminë, ka vepruar në mënyrë krejt të kundërt, duke bërë thirrje që të mblidhen sa më shumë qytetarë në tubime.

Tubimin për të cilin ka bërë thirrje që të mblidhen sa më masivisht, planifikohej të mbahej në ambiente të mbyllura, të Shkollës “Gjergj Kastriot- Skenderbeu”.

“Sot, në ora 19:00 organizohet tubim për zgjedhjet e 14 shKURTIT në lagjen Vaganice dhe “Urë e gjakut”. Tubimi mbahet në ambientet e Shkollës “Gjergj Kastriot- Skenderbeu”.
Ju lutem që sa më masovikisht në këtë tubim”, ka shkruar ndër tjerash Ademi në Facebook.

Me këtë thirrje, Ademi ka vepruar kundër masave antiCovid dhe ka rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ndryshe, zyrtarë të VV’së janë deklaruar se nuk po e bëjnë një gjë të tillë, duke mohuar se po bëjnë thirrje për tubime.

Një deklaratë të tillë e ka bërë edhe kandidati i VV’së për deputet, Armend Muja, i cili ka thënë se nuk po bëjmë thirrje për tubime për të ruajtur jetët e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar aktivistë dhe anëtarë të LËVIZJES VETËVENDOSJE,
Sot, në ora 19:00 organizohet tubim për zgjedhjet e 14 shKURTIT në lagjen Vaganice dhe “Urë e gjakut”. Tubimi mbahet në ambientet e Shkollës “Gjergj Kastriot- Skenderbeu”.
Ju lutem që sa më masovikisht në këtë tubim, ku të pranishëm do të jenë, Kryetari i komunës, Agim Bahtiri
, kryetari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë dhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka
, dhe kandidatët për deputetë nga Mitrovica : Armend Muja
, Arjeta Fejza
, Edmond Sh Pruthi
, Bernarda Radoncic, Faton Peci
Me respekt,
Fidan Ademi.