Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica dhe Komandanti i Zjarrfikësve Mal Gashi kanë folur para mediave pasi që nënstacioni elektrik afër “Fadil Vokrrit” është përfshirë nga zjarri.
Komandanti i Zjarrfikësve Mal Gashi tha se nga ky zjarr nuk ka të lënduar.
“Reagimi ka qenë i shpejtë. Tashmë po e shihni që gjithçka është në përfundim e sipër dhe gjithçka është drejtë fundit. Sa i përket të lënduarve nuk kemi informata se ka, që është lajm i mirë sigurisht. Ndërsa sa i përket dëmeve materiale ne nuk bëjmë asi lloj vlerësimi, janë inspektorët e tjerë që do të bëjnë vlerësimin se pse ka ardhë deri tek zjarri”, tha ai.
Ndërsa drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica tregoi se si pasojë e zjarrit një pjesë e kryeqyteti ka mbetur pa energji elektrike.
Ndërsa siç tha ai ende nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri te ky zjarr.
“Ne i kemi angazhuar të gjitha njësit, policia është në vendin e ngjarjes është ftuar edhe hetuesi për shkaqet e zjarrit i cili do të bëjë raportin pasi ekipet e zjarrfikësve do të kryejnë punën e vet. Bisedova edhe me zyrtarët e KEDS-it dhe KESCO-s pra një pjesë e madhe e kryeqytetit është pa rrymë. Pasi që ky është një ndërsa stacionet kryesore. Pra një pjesë e Kodrës së Trimave, Arbëria dhe Qendra janë pa rrymë.
Ekipet e KEDS-it janë duke punuar që sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje alternative që rryma të kthehet në këtë pjesë.
Policia është duke u marrë me hetimet.
Nuk ka ende asnjë dyshim, deri sa të shuhet zjarri nuk mund të dimë shkaktarin që ka sjellë deri tek zjarri”, tha Fushtica./Ballkani.info







