Drejtori i CIA-s u takua me Zelenskyn në Kiev, ndërsa raketat ruse sulmonin kryeqytetin ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të martën në Kiev me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, William Burns.

Sipas mediave të huaja, takimi ndërmjet tyre vjen pasi Burns u takua me shefin e spiunazhit të presidentit rus Vladimir Putin në Turqi.

Ky ishte kontakti i parë i njohur i nivelit të lartë, kokë më kokë SHBA-Rusi që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

“Ne patëm një takim me të… (ne) biseduam për të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për Ukrainën”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në televizion.

Ai tha se të dy burrat kishin diskutuar atë që ai e quajti kërcënimin bërthamor të Rusisë.

Dhe vizita e Burns në Kiev ndodhi ndërsa Rusia sulmoi qytetin me raketa, Ballkanweb.com

Kështu, Zelensky tha se kreu i CIA-s kishte kaluar kohë në një “bunker” përpara se të dy burrat të takoheshin.

Në Uashington, një zyrtar amerikan ka treguar se zoti Burns kishte udhëtuar në Kiev për të takuar homologët e inteligjencës ukrainase dhe Zelensky pas takimit të tij në Ankara.

Gjithashtu, presidenti polak Andrzej Duda u takua me zotin Burns në Varshavë të mërkurën, tha kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë.