Drejtori i AKI-së sot raporton lidhur me gjendjen e sigurisë në vend

Në Parlamentin e Kosovës do të mblidhet sot Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Kreshnik Gashi, do të raportojë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend, njofton ballkani.info

Raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve të këtij komisioni do të fillojë në ora 09:30.

Ky është rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 24.06.2020;
Raportim i Drejtorit të AKI-së lidhur me gjendjen e sigurisë;
Të ndryshme.