Drejtori i AKI-së Petrit Ajeti ka nisur raportimin e tij para komisionit paralamentar.

Gazeta Nacionale mëson se aty do të flitet për lajmin e rremë të RTK-së, meqenëse Drejtori i Televizionit Publik Rilind Gërvalla për lajmin e rremë, është thirrur në informacione nga Agjencia e Intelegjencës së Kosovës.

Me të filluar mbledhja, janë përplasur deputetja e PDK-së, kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Sali Zyba.

Ky i fundit ka insistuar që Drejtori të mos raportoj për çështjen në fjalë.

“Zyba: Cili eshte presioni i kryetares se komisionit nga kush, e ke thirre mbledhje me propagande te sms-ave”? – ka thënë Zyba,

Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendos nëse raportimi do të ndodh ose jo.