Drejtori ekzekutiv i Pfizer sfidohet nga gazetarët në Davos: Pse nuk ka treguar që vaksina anti-COVID nuk mbron nga riinfektimi?

Pandemia e koronavirusit vazhdon të jetë një prej shqetësimeve më të mëdha në botë, pavarësisht se kanë kaluar tre vite që kur rastet e para me COVID-19 janë raportuar.

Ndërkaq në Forumin në Ekonomik të mbajtur në Davos të Zvicrës, drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer është përballur me një situatë të pakëndshme, kur u rrethua nga një grup gazetarësh për një sërë çështjes sa i përket vaksinës kundër COVID-19.

Derisa po ecte me ekipin e tij drejt objektit ku ishin mbledhur liderë nga e mbarë bota për të diskutuar për çështje të ndryshme, Albert Bourla nga Pfizer u sfidua nga gazetarët.

Ata këmbëngulnin që ai të jap përgjigje se pse kaq gjatë është mbajtur i fshehtë fakti që vaksina kundër COVID-19 nuk mbron pacientët nga riinfektimi.

“Në fillim keni thënë se është 100 për qind efektive, më pas 90, 80, 70… e tani që dihet se ajo nuk mbron nga riinfektimi, pse e keni mbajtur të fshehtë këtë”, dëgjohet njëri nga gazetarët duke pyetur të parin e Pfizer.

Në anën tjetër një gazetar tjetër e pyet Albertin, nëse ka ardhur koha që të kërkojë falje dhe të rimbursojë të gjithë, për faktin se miliona doza janë shitur në mbarë botën.

“Keni bërë miliona në kurriz të njerëzve të lodhur nga kjo pandemi dhe tani si milioner – çfarë mendoni për jahtin tuaj, aeroplanin privat. Çfarë keni për të thënë për shumë njerëz që po vdesin nga sulmi në zemër” pasoi përgjigja tjetër e gazetarëve.

Por Bourla vazhdoi ta ruaj gjakftohtësinë, duke mos pranuar të thotë as edhe një fjalë dhe vazhdimisht tentonte të shmangte kontaktin me gazetarët që e ndiqnin nga pas.