Protestë
Drejtorët e degraduar nga MASHT-i protestojnë para Ministrisë
Drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e divizioneve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të cilët kjo ministri i ka larguar nga këto pozita javën e kaluar, kanë protestuar para objektit të MASHT-it.
Ata e kanë ftuar ministrin t’i tërheqë vendimet në te kundërtën sipas tyre do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore, raporton Koha Ditore.
Në mbështetje të tyre ka dalë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).
Kryetari Rrahman Jasharaj tha se do të ishte e mirë të mos ndodhin gjëra të tilla se kështu po i bie që largimet janë bërë për te punësuar njerëz të partisë së ministrit.
Ne këtë protestë nuk kanë dalë të gjithë të larguarit pasi siç kanë kolegët e tyre janë frikësuar.