Drejtoi automjetin e tij në trotuar, gjobitet nga policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili mbrëmë drejtoi automjetin e tij të udhëtarëve nëpër trotuar, në një rrugë në Ferizaj.

Njoftimi i policise:

Portali ‘’Indeksonline’’ mbrëmë me datë 21.05.2021 në ora 22:47, ka postuar një video të shkurtër , ku shihen veprimet e qytetarit që drejtoi automjetin e tij nëpër trotuar.

Policia, sot e ftoi qytetarin L.M (M/SH/K) 22 vjeçar, në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të njoftojnë policinë pa hezitim, për të gjitha rastet e incidenteve/aksidenteve, apo edhe për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.