Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dal partia e parë në komunën e Deçanit me gjithsej 7099 vota.
Ballkani.info e ka siguruar listën e kandidatëve më të votuar nga AAK-ja në këtë komunë pas numërimit të mbi 92% të votave, pra ka mbetur vetëm edhe një vendvotim pa u numëruar.
Ramush Haradinaj padyshim se është më i votuari nga të gjithë me 6196 vota, duke u pasuar nga vëllai i tij, Dauti me 5602 vota. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj renditet i treti me 4560 vota, i pasuar nga Time Kadrijaj me 4170 vota dhe Arton Demhasaj me 3525 vota, shkruan Ballkani.info.
Rasim Selmanaj është i gjashti me 3150 vota, Hamdi Komoni-Loki ka arritur 3066 vota.
Pal Lekaj vazhdon të përformojë dobët, duke marrë vetëm 341 vota në pozitën e 26-të. /Ballkani.info/
Lista e plotë:








