Drecun: Shtëpia e Bardhë dëshiron përparim midis Beogradit dhe Prishtinës

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun tha se kur Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka afate kohore për të arritur një marrëveshje të mundshme, ata po i referohen një lloj marrëveshjeje politike që mund të arrihet nëse bisedimet vazhdojnë.

Richard Grenell paralajmëron se Trump dëshiron njëfarë përparimi siç është marrëveshja e linjës ajrore, thekson Drecun.

Përfaqësuesi i Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha së pari në Prishtinë se nuk ka afate për të arritur një marrëveshje, dhe mbrëmë në Beograd theksoi se Donald Trump nuk do ta lejonte atë të punonte shumë gjatë në këtë drejtim nëse nuk ka përparim.

Drecun për RTS deklaroi se duke gjykuar nga përgjigjja e presidentit amerikan për marrëveshjen fillestare për krijimin e një linje ajrore Beograd-Prishtinë, është e qartë se administrata e Shtëpisë së Bardhë dëshiron njëfarë përparimi në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

“Ata kanë këmbëngulur prej kohësh që bisedimet të vazhdojnë, që nëse është e mundur, të bëhet ndonjë zgjidhje përfundimtare për Kosovë, por duke parë që ekzistojnë pengesa, më duket se ata tani po shkojnë në një mënyrë tjetër – ata duan të bëjnë ndonjë përparim dhe në frontin ekonomik, mbi bashkëpunimin midis kompanive midis Serbisë dhe Kosovës, dhe ata e paraqesin këtë si një hap përpara në mënyrë që të arrijmë me kohë në një marrëveshje të mundshme përfundimtare”, shtoi ai,