Drecun: Shanset për marrëveshje pas platformës janë baraz me zero

Shanset për të arritur një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës me Platformën e Dialogut të miratuar dje në parlamentin e Kosovës janë baraz me zero.

kësisoj ka vlerësuar kryetari i të ashtuquajturit Komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun.

“Është një pozitë e vështirë dhe e njëanshme dhe shqiptarët e dinë se kjo platformë për Serbinë është e papranueshme dhe nuk ka vend për negociata”, tha Drecun për TV Pink.

Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës u miratuan Projektligji dhe Platforma për Dialogun, njofton Klan Kosova.