Milovan Drecun

Drecun: Heqja e kufirit me Shqipërinë çon në aneksimin e Kosovës

Vendimi për një pikë të përbashkët kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Reagime sot kanë ardhur edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun.

Ai ka thënë se heqja e kufirit ne mes të Shqipërisë dhe Kosovës, është një nga hapat që çon në aneksimin e një pjese të territorit të Serbisë nga Shqipëria duke vënën para aktit të kryer bashkësinë ndërkombëtare për të mbështetur Serbinë.

Ai i ka thënë RTS-së se Shqipëria po bënë gjithçka për ti dhënë fund bashkimit, siç thotë ai, të dhunshëm me shqiptarët e Kosovës.