Kryetari i Komitetit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Milovan Drecun thotë se paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se Ushtria e Kosovës do të formohet këtë muaj dhe se do t’i ketë tre regjimente, nga të cilët njëri do të vendoset në veri, është paralajmërim se “ky formacion ka plane për veprim kundër popullit serb në veri të Kosovës”.
Drecun, një ish gazetar i Millosheviqit, tash deputet, ka thënë për Radio Beogradin se ky paralajmërim ka të bëjë me faktin se përmes struktures së këmbësorisë së Ushtrisë së Kosovës do të shkohet në veri, transmeton Ballkani.info.
Ai ka theksuar se edhe në planet e tashme të Forcës së Sigurisë së Kosovës ekziston një brigadë e cila është e autorizuar për ndërhyrje të shpejt, planet e së cilës, sipas tij, janë pikërisht hyrjet në veri në momente të caktuara.
“Ushtria e Kosovës do të duket si ushtri. Ajo do të jetë e tillë si çdo ushtri e botës. Ushtria jonë do t’i këtë tri regjimente; do të thotë janë tri regjimente tokësore, dmth ushtri këmbësore. Njëra do të vendoset në Gjilan, njëra në pjesën jugore dhe njëra do të vendoset kah veriu. I veriut është i treti në radhë. Ushtria jonë do të ketë komandën e gardës. Disa do të jenë aktiv e disa rezervë”, ka thënë dje Haradinaj.
Ai ka thënë ushtria e Kosovës nuk do të ketë asnjë mungesë.
“Ne nuk do të kemi nëndetëse apo diçka të tillë, sepse s’kemi deti. Mirëpo, gjerat e tjera që i prekësin një ushtrie do t’i ketë”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/







