DRASTIKE: Albin Kurti zbutet: Lista Serbe nuk është aq e keqe, nuk i quaj çetnik tash

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Lista Serbe është krijuar si rezultat i një marrëveshje mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit disa vite më parë kur të dytë mbanin pozitat e kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht.

Gjithsesi, duket se Kurti ka ndërruar qasje sa i përket këtij subjekti politik.

Në të kaluarën ai i kishte quajtur ata të dirigjuar nga Beogradi dhe “parti-shtet”, duke thënë se në asnjë mënyrë ata nuk do të jenë në Qeverinë e tij. Po ashtu, Kurti kishte shkuar aq larg sa i quante ata “çetnikë”

Mirëpo gjatë një interviste në KTV, Kurti ka thënë se asnjëherë nuk kishte thënë se Lista Serbe nuk do të futej në Qeveri, dhe hyrja e tyre tani në dy ministri është falë Kushtetutës së Kosovës.

“Lisa Serbe nuk është aq e keqe, nuk i quaj çetnik tash”, ka thënë Kurti.

“Ne kemi bërë ndryshime. Tani nuk ka më zëvendëskryeministër serb siç ka pasur gjithmonë”, shtoi ai.

Tutje, Kurti ka thënë se minishengeni ballkanik është qëllim i Serbisë për të krijuar Jugosllavinë e katërt.

“Dhjetë ditë kalendarike kanë qenë edhe dhjetë ditë punë dhe me të vërtetë s’jemi ndalur. Në Shqipëri është edhe më e kollajshme të bëhet vizita e parë pasi jemi aq afër, e aq të afërt, e pas kësaj do të shkojë në Gjermani e Londër e të tjera. Më ka marrë nja dy ditë t’ia shtrëngoj dorën secilit në kryeministri”, ka thënë ai.