PREMIERLIGA

Dramë në Premierligë, këto skuadra sigurojnë pjesmarrjen në Ligën e Kampionëve

Sot është zhvilluar edhe xhiroja e 38-të dhe e fundit e kampionatit anglez Premierligë ku janë përcaktuar edhe skuadrat e top-katërshes si dhe ato që bien në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace dhe kështu ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm duke u pozicionuar në vendin e tretë, përcjell KosovaPress.

Chelsea ka pësuar disfatë nga Aston Villa me rezultat 2-1 nga Aston Villa por e ka siguruar vendin e katërt duke iu falenderuar fitores s% Tottenhamit ndaj Leicester Cityt me rezultat 4-2.

Nga liga kanë rënë Sheffield United, West Bromi dhe Fulhami.