Drake tregon arsyen se përse nuk është martuar kurrë

Drake ka folur sinqerisht se përse ai nuk është martuar kurrë dhe përse nuk është në ‘Planin e Zotit’ për të tani.

Legjenda e muzikës, 36 vjeçare, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, nuk është kundër martesës, por as nuk ka dëshirë të jetë i varur.

“Duket si një gjë e kohëve të lashta”, i tha ai Bobbi Althoff, 25 vjeçare, në podcast-in “Really Good”.

Foto: Screenshot/YouTube

Drake shihej i shtrirë në shtrat, me pije në dorë, pranë Althoff-it ndërsa ai i tha asaj se e sheh veten duke u martuar me një person jo të famshëm një ditë.

Megjithatë, për momentin, ai nuk është në gjendje t’i japë plotësisht të gjithë veten dikujt tjetër.

Foto: Screenshot/YouTube

“Më pyete pse nuk jam martuar. E vërteta? Nuk mendoj se mund t’i ofroj dikujt atë që do të kërkonin tani”, pranoi ai sinqerisht.

Drake vuri në dukje se përkushtimi ndaj martesës, emocionalisht dhe fizikisht, nuk do të funksiononte me orarin e tij të fokusuar në muzikë.

Për të, “konsistenca” që vjen me një marrëdhënie të përjetshme nuk përkon me fokusin e tij në artin e tij.

Foto: Screenshot/YouTube

Mendoj se puna ime është prioriteti im, kështu që nuk do të doja të mos kontribuoja si partner”, tha ai.

Reperi i “One Dance” shprehu shqetësimin për mundësinë e të qenit me dikë që ishte me të vetëm për paratë e tij.

Foto: Screenshot/YouTube

Edhe pse ai shqetësohet për këtë në një partner të ardhshëm, artisti nuk e ka përjetuar domosdoshmërisht këtë me dashuritë e tij të mëparshme.

Ai i tha Althoff-it se “gjëja më e bukur që një vajzë ka bërë ndonjëherë për të” ishte krijimi i një libri.

https://www.youtube.com/watch?v=YrdQI3nqh7A&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2F&embeds_referring_origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Drake në të kaluarën ka qenë i lidhur me: Rihanna, Serena Williams, Jennifer Lopez, Tyra Banks, Kat Dennings dhe Sophie Brussaux. /Telegrafi/