Drake bashkëpunon me Lil Durk për këngën “Laugh now, cry later”

Drake vjen me një projekt të ri muzikor.

Pas paralajmërimit të albumit të ri, Drake ka ndarë duetin me Lil Durk “Laugh now, cry later”, dhe thotë se kënga është pjesë e albumit.

Videoja e re e këngës, e drejtuar nga Dave Meyers, u filmua në Selinë Botërore të Nike në Oregon dhe shfaqet Kevin Durant, Odell Beckham Jr., dhe Marshawn Lynch.

Pak para se të lëshonte ‘Dark Lane Demo Tapes , Drake njoftoi se albumi i tij i ardhshëm i studios pritet të arrijë këtë verë, megjithëse ai nuk ka ofruar ndonjë azhurnim të mëtejshëm.