Dragash: Djali e detyron nënën të futet në taksi e të niset për Serbi

Një rast jo fort i zakonshëm i dhunës në familje është raportuar dje në Restelicë të Dragashit.

Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), me forcë e ka detyruar të futet në një veturë taksi, me qëllim për të vazhduar për në Serbi.

Palët janë ndaluar, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë në Prizren për tretman të mëtutjeshëm.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.