Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mjeku i njohur Dr. Arbër Tolaj është nominuar si kandidat për deputet, në mesin e 110 anëtarëve të votuar të këtij organi partiak.

Gjatë mbledhjes, AAK ka nominuar njëzëri Ramush Haradinajn si kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës, duke e përshkruar si një ndër figurat qendrore të partisë dhe të proceseve politike në vend. Fushata e AAK-së pritet të zhvillohet nën moton “Krah Teje”, me synimin për, siç është deklaruar, “ndryshimin e madh”.

Dr. Tolaj, përmes një njoftimi publik, ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë dhe ka theksuar se pret mbështetjen e qytetarëve në vazhdimësi.

Nominimi i Haradinajt dhe listimi i kandidaturave për deputet shënojnë fillimin e përgatitjeve të AAK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.