“Dorëzohet” VV-ja, e pranon vendimin e Supremes dhe nuk ankohet në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje ka lënë të kuptohet se nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit të Supremes për të moscertifikimin e bartësit të listës së saj Albin Kurti, dhe dy kandidatëve tjerë për deputetë Albulena Haxhiut e Bajram Mavriqit.

“E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.