‘Dorëzohet’ Trump! Avokatët e presidentit zmbrapsen për Arizonën

Avokatët e presidentit Donald Trump kanë tërhequr procesin gjyqësor në Arizona, pasi zyrtarët e zgjedhjeve amerikane kanë hedhur poshtë pretendimet për mashtrim, raporton The Guardian.

Avokatët e Trumpit e kanë bërë këtë pasi thonë se procesi gjyqësor nuk mund të largojë mjaftueshëm sa që të ndryshohet rezultati i zgjedhjeve në këtë vend.

“Që nga mbyllja e dëgjimit të djeshëm, përpilimi i votave në të gjithë vendin ka bërë të panevojshëm një vendim gjyqësor për zgjedhësit presidencialë”, ka thënë avokati i Trumpit, Kory Langhofer, në një gjykatë në Arizona.

Trumpi gjithashtu raportohet të ketë thënë se “do të marrin vendimin e duhur” pas numërimit të të gjitha votave legjitime.