Dorëzohet pasi sheh faktet edhe juristi që mbështeste pezullimin e pagave për mësimdhënës

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti njëherit edhe jurist Durim Berisha ka ndërruar qëndrim sa i përket pezullimit të pagave për mësimdhënësit.

Një gjë të tillë e ka bërë derisa debati për këtë çështje vijon të jetë shumë i nxehtë.

Berisha e ka mbështetur këtë ndërrim qëndrimi në faktin se ligji në fuqi që parasheh pezullimin e pagave nuk është zbatuar asnjëherë.

“Ekziston një parim në drejtësi se norma juridike që është në fuqi, por nuk zbatohet, vdes”, ka thënë Berisha.

Ai ka etiketuar në postim edhe anëtarin e këshillit grevist të BSPK-së, Ali Sefaj.

“Unë i dorëzohem argumenteve,” – ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i Berishajt, pa ndërhyrje:

Eshte e vertete qe neni 18 paragrafi 1 i Ligjit per Greva parasheh pezullimin e pages per aq dite sa punetori eshte ne greve.

Ne sektorin publik ama nuk qenka zbatu asnjehere. Ekziston nje parim ne drejtesi se norma juridike qe eshte ne fuqi, por nuk zbatohet, vdes.

Ali Sefaj une i dorezohem argumenteve.