Avokati, Ardian Bajraktari, përmes një postimi ka njoftuar se ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, rreth anulimit të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, së bashku me kërkesën për shtyrje të ekzekutimit deri në vendim përfundimtar të Gjykatës.
Bajraktari ka thënë se klienti i tij dhe rreth 470 punonjës tjerë të ShSKUK-së veçmas atyre të shërbimit dytësor shëndetësor të cilëve ju cenohen të drejtat nga marrëdhënia e punës me anë të kësaj rregullore, njofton Klankosova.tv.
Si pasojë e kësaj nuk u ofrohet garanci minimale për të punësuarit me kontrata të pa afatizuara.
Bajraktari shprehet me bindje të thellë dhe besim të plotë tek organet e drejtësisë, për kryerjen e këtij procesi.
“Me këtë Rregullore, të miratuar nga Bordi i SHSKUK-së pa përfillur ligjet e aplikueshme në vendin tonë, po tentohet që dhjetëra zyrtarëve të ju ndërpriten kontratat e punës ndonëse janë me afate të pa caktuar si dhe të degradohen në pozita dhe të ju ulen pagat. Këtë Rregullore duke e miratuar organi administrativ jo kompetent, e bën absolutisht të vlefshme në kuptim të ligjit për procedurën e përgjithshme administrative”, shkroi Bajraktari në Facebook.
“Po ashtu, Gjykatës së bashku me padinë i parashtruam kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të kësaj Rregullore, me ç’rast argumentuam se plotësohen të tria kushtet që kërkohen për aprovimin e një propozimi të tillë, si në vijim: Ekzekutimi do t’i sjellë paditësit dëm që vështirë do të riparohej; shtyrja të mos jetë në kundërshtim me interesin publik; dhe shtyrja të mos i sjellë dëm të madh palës kundërshtare. Me bindje të thellë dhe besim të plotë tek organet tona të drejtësisë, presim verdiktin e këtij procesi”.







