Sergio Mattarella

Dorëhiqet kryeministri i italisë Mario Draghi

Presidenti italian, Sergio Mattarella ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi.

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi nuk ka arritur të marrë miratimin e gjerë gjatë një votëbesimi në Senat.

Edhe pse 74-vjeçari fitoi votimin në Romë të mërkurën në mbrëmje me 95 vota pro dhe 39 kundër, tre partitë kryesore, Lega, Forza Italia dhe Lëvizja Pesë Yjet (M5S), nuk morën pjesë në votim.

Rezultati i pakënaqshëm bëri që Draghi t’i paraqesë dorëheqjen presidentit, Sergio Mattarella për herë të dytë brenda një jave, pasi ai refuzoi ta pranojë të enjten e kaluar./ATSH/