Dorëheqje e papritur nga PSD-ja

Një dorëheqje e papritur ka ndodhur nga Partia Social Demokratike.

Adrian Berisha, këshilltar dhe asamblist i PSD-së ka dhënë dorëheqje nga kjo parti dhe nga të gjitha funksionet e tij në Komunën e Prishtinës.

Lajmin për dorëheqjen e ka bërë të ditur vet Berisha përmes një statusi në Facebook.

”Tash e ca kohe, mes meje dhe Partise Social Demokratike nuk ekziston një vizion i përbashkët për mënyrën se si do te rrugëtojmë politikisht. Rrjedhimisht, me thellimin e dallimeve mes nesh, unë dua te ju informoj se nga sot unë jam dorëhequr nga strukturat e Partisë Social Demokrate (PSD)”, ka deklaruar Berisha.

Njoftimi i plotë i tij:

USHTAR I PRISHTINËS

Te dashtun,

Rrugetimet politike, pavaresisht mospajtimeve ditore dhe divergjencave te here-pas-hereshme ideologjike, kane kuptim kur bindjet dhe deshirat piketakohen ne fotografine e madhe.

Tash e ca kohe, mes meje dhe Partise Social Demokratike nuk ekziston nje vizion i perbashket per menyren se si do te rrugetojme politikisht. Rrjedhimisht, me thellimin e dallimeve mes nesh, une dua te ju informoj se nga sot une jam dorehequr nga strukturat e Partise Social Demokrate (PSD).

Megjithatë, thellimi i dallimeve ne nivel konceptual e ideor mund te më zhvendosin rrugetimin politik nga PSD, por asnjehere te me distancojne nga koleget me te cilet kemi punu zellshem gjate kesaj kohe. Miqesia ruhet pertej politikave ditore dhe jam i hapur qe te gjejme rruge te bashkepunimit me secilin prej tyre qe ndajme idete e perbashketa per te miren e qytetit tone, Prishtines.

Me kete rast, dua ti falenderoj nga zemra per bashkepunim e der: Drenin, Drilonin, Nolin, Gencin, Qendrimin, Bashkimin dhe te gjithe koleget nga Komuna e Prishtines dhe Kuvendi Komunal, me te cilet kemi punu dhe shpresoj te vazhdojme te punojme se bashku per te miren e perbashket.

Dua edhe te sqaroj se niveli i bashkepunimit politik per Prishtinen dhe transparenca qe kemi krijuar duhet te mbetet shembull ne qeverisje komunale. Sidoqofte, ky bashkepunim ne nivel lokal nuk perkthehet ne perputhje bindjesh me artikulimin e PSD-se perballe politikave nacionale.

Per faktin se pergjegjesia per problemet e shendetesise, mungeses se kualitetit ne arsim, dhe paaftesia per tu sherbye qytetareve drejtesi shtrihet shume gjeresisht brenda partive te spektrit politik te cilan kane qeverisur me vendin tash e 20 vite, une nuk mundem te bej opozite dhe te qenderzoj deshtimet kolektive politike mbi supet e individeve dhe partive te tjera!

Kritikat e tilla, ne syte e mi, nuk jane te pranueshme e as objektivisht te qendrueshme. Ketu fillojne dhe mbarojne dallimet tona, por jane mjaftueshme te thella qe per mua te jene te patejkalueshme.

Ne kete periudhe afer zgjedhjeve qendrore, une uroj qe parlamenti i Republikes se Kosoves te mbushet me deputet sa me te kualifikuar per poziten e tyre. Rrjedhimisht, shpresoj dhe jam i bindun ne domosdoshmerine e krijimit te nje ambienti politik qe karakterizohet me bashkepunim e jo perjashtim.

Per fund, sa i perket pozicionit tim, une ju informoj qe, me vullnetin e paskajshem dhe dashnine e perditshme per te punu per Prishtinen, do te vazhdoj te sherbej ne Kuvendin Komunal te Komunes se Prishtines si asambleist i pavarur.

Partite politike dhe bindjet ndryshojne e ne qe jemi ne politike mund te evoluojme dhe te ndertojme dallime. Megjithate, sherbimi si punonjes publik ne Komunen e Prishtines, qytetin tem te dashtun, eshte nderi me i madh i jetes time sepse derivon nga besimi i qytetareve te qytetit qe me rriti, Prishtines. Deri sa te kem mundesi, si qytetar i thjeshte, sherbyes civil, aktivist, apo si politikan, une ju premtoj qe do te sillem me perkushtim, dinjitet, dhe integritet per te permiresu kualitetin e jetes dhe hapesiren qe e ndajme se bashku brenda qytetit tone.

Pra, ashtu siç e kam cek ne kryetitull, do te vazhdoj te jem gjithmone USHTAR i PRISHTINES dhe jo i ndonje partie politike.

Ju faleminderit nga zemra te gjitheve per bashkepunimin dhe perkrahjen gjate kesaj periudhe kohore.

Me shume dashni,

Adriani