Një burrë në Turqi, i cili po përpiqej të mbyllte çadrën nga era e fortë përfundoi 4 metra mbi tokë, tërësisht i pambrojtur.

Pamjet filmike tregojnë dy burra të tjerë të ulur në tavolinë, të cilët nxitojnë të mbyllin cadrën që lëkundej sa në njërën anë në tjetrën dhe përbënte rrezik për kalimtarët.

Ndërkohë, burri i tretë, i identifikuar si Sadik Kocadalli iu bashkua për ndihmë. Kur hipi mbi bazë, nuk kaluan shumë sekonda derisa e gjeti veten në ajër. Fatmirësisht ai shpëtoi dhe nuk pësoi asnjë lëndim.