Ylli i Kosovës

Donis Avdijaj në kërkim të një klubi të ri, pasi skuadra e tij s’e dëshiron më

Donis Avdijaj është në kërkim të një klubi të ri. Kosovari është i padëshirueshëm në klubin e tij aktual Willem II në Eredivisie të Holandës. Ai, megjithatë, mund të mbetet në ligën holandeze pasi klube të mëdha si Ajax Amsterdam dhe Feyenoord kanë mësuar për situatën e tij.

Ylli i Kosovës Donis Avdijaj është nxjerrë në shitje nga Willem II për arsyeje të sjelljes së tij, raporton gazeta holandeze Brabant Dagblad.

WIllem II është në kërkim të blerësve potencialë për 22-vjeçarin, pasi nuk është i kënaqur me sjelljen e tij dhe për arsyeje disiplinore dëshiron ta shesë.

Sipas gazetës holandeze, Avdijaj – i cili në 19 ndeshje për Willem II i ka regjistruar tetë gola dhe gjashtë asiste – momentalisht ndodhet në Gjermani në kërkim të një klubi të ri.

Megjithatë, ekziston një problem për klubin holandez që ta shesë kosovarin: afati kalimtar dimëror është mbyllur tashmë. Megjithatë, ka përjashtime, sepse atij i lejohet transferimi në klubet në Zvicër, Kroaci, Rusi dhe Kinë.

Para krishtlindjes, Avdijaj ishte pezulluar bashkë me shokët e skuadrës së tij për ndeshjen ndaj Emmen, sepse kishte dalë nga hoteli për të shëtitur pa kërkuar leje fillimisht.