Donika Kadaj tregon se kur do të fillojë ndarja e shtesave për fëmijë

Gjatë ditës së sotme është raportuar se shtesat për fëmijë nuk do të ofrohen edhe këtë vit.

Kjo pasi që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ka hartuar në ligj Rezolutën e votuar në Kuvendin e Kosovës për shtesat për fëmijë, andaj rrjedhimisht ky ligj nuk do të përfshihet në buxhetin e vitit 2019.

Por këto pretendime, i ka hedhur poshtë deputetja e cila njëkohësisht ishte iniciatorja e këtij ligji, Donika Kadaj- Bujupi.

Kadaj për Ballkani.info ka thënë se nuk do t’i komentojë këto lajme, por ka thënë se shtesat për ligji për shtesat për fëmijë do të implementohet gjatë këtij viti.

“Unë nuk do t’i komentoj këto pretendime, është në proces dhe është përcjellur nga Kryeministri Haradinaj. Kërkesa është që ky ligj të implementohet brenda vitit 2019 dhe kështu do të ndodhë”, ka thënë Kadaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se propozimi për shtesat prej 10-eurove në fillim ishte kritikuar nga disa deputetë dhe përfaqësues të OJQ-ve, pasi që ishte cilësuar si jo e favorshme. /Ballkani.info